Vetëm pak minuta më parë protestues që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-ve në lumin Vjosa, janë futur në brendësi të sallës, ku po mbahej takimi midis zyrtarëve të Ministrisë Energjitike dhe ekspertëve të pranishëm grekë, dhe kanë protestuar me pankarta kundër asaj që ata e cilësojnë projekti shkatërrimtar i të vetmit dhe të fundmit lum të egër në Evropë. Siç shikohet edhe nga fotot, dy protestuesit, Eljan Tanini dhe Andi Tepelena, kanë hyrë në mbledhje e cila zhvillohet në Hotel Tirana me pankarta në duar ku shkruhej “Jo digës në Vjosë”, një shenjë kjo për ti thënë ekspertëve grekë që jo vetëm ata nuk e duan digën por as shoqëria civile në Shqipëri nuk e pranon një projekt të tillë. I pranishëm në këtë mbledhje thuhet se ka qenë edhe zv/ministri i Energjitikës. Pas demostrimit, dy protestuesit kanë dalë të qetë nga salla, pa u hasur me incidente.