2

Maskat grabisin 70 mijë lekë në një pikë të këmbimit valutor në Fier

               Publikuar në : 18:00 - 09/01/18 |
rel d

Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës pranë Prefekturës së qarkut Fier.

Policia informon  se dy personat kanë grabitur 70 mijë lekë.

“Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier,  përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh”, sqaron policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Pas