-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

E fundit/ Basha: Taksa për biznesin e vogël, Rama po zhyt qytetarët në ….

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, në një postim të fundit në profilin e tij në fcb, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se po rrit barrën sociale të qytetarëve me shtimin e taksave. Dhe për të ilustruar këtë fakt jep shembullin e biznesit të vogël që si pasojë e rritjes së taksave do të rrisë çmimet.

Postimi i plotë

Edi Rama nuk e ka ndërmend tu vijë në ndihmë 30% të familjeve që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëve që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët. Përkundrazi ai duke futur biznesin e vogël në skemën e tvsh, do të rrisë çmimet dhe vështirësojë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko