-Kronikë, 3, Kryesore

Akuzohet për trafik droge, urdhër arresti për nënkomisarin e Fierit

(Foto ilustruese) 

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zhvilluar një operacion për trafikun e drogës drejt Italisë, i cili ka përfunduar me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë të Policisë së Shtetit.

Burimet nga Krimet e Rënda thanë se oficeri luante rolin e organizatorit, i dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje kjo e ndodhur në janar të 2017-ës.

Mësohet se hetimi ka nisur pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndë narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Mbi bazën e këtij informacioni fillestar, i përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krimet e Rënda zhvilloi hetimin.

Bëhet me dije se bazuar në veprimet procedurale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo të ndalohen disa persona, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit,  Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko