-Jetë dhe Stil

E dinit që këto gënjeshtra ndihmojnë lidhjen tuaj me partnerin?

Disi e çuditshme apo jo?

Ama ka disa gënjeshtra të cilat nuk e dëmtojnë një lidhje. Përkundrazi, shmangin edhe ato zënkat në dukje të vogla të cilat mund të rezultojnë fatale.

Është në rregull

Nëse ajo “gjëja” nuk të besdis, atëherë është e kotë t’i thuash atij apo asaj se nuk të pëlqen. Këtu e kemi fjalën vetëm për gjëra të tipit: ‘makiato me shkumë apo pa shkumë’, të cilat as ju ulin e as ju ngrenë ndonjë gjë të madhe.

Është shumë e bukur

Mirë, edhe ne e kuptuam se unaza që të bleu ai për përvjetor është e tmerrshme, por ai u përpoq. Nuk të kushton asgjë t’i bësh qefin e t’i thuash se të kanë ngelur sytë tek ajo dhuratë.

Takimet e mëparshme

Në rregull, duhet të tregohesh e sinqertë. Ama ai nuk ka pse të dijë fije për pe të gjithë djemtë me të cilët ti ke dalë një herë e një kohë.

“Sexting” me pizhama

Kur ai të kërkon t’i shpjegosh se si je veshur, ndërkohë që jeni larg, nuk ke pse t’i tregosh se je në krevat me pizhamat e tua me kuadrate. Përpiqu të sajosh diçka më epshndjellëse dhe të kuptosh se në fakt ai nuk do të dijë me të vërtetë se çfarë “pizhamash” ke veshur ti.

As ti nuk e ke parë

“Jo, as t’i nuk e ke parë filmin që ai dëshiron ta shohë”. Përse ta privosh nga lumturia e të ndjekurit filmin e tij të preferuar së bashku me ty.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko