-Jetë dhe Stil

Dyshoni te besnikëria e tij? Ja shenjat që do t’ju tregojnë të vërtetën

               Publikuar në : 10:09 - 14/09/18 |
m.b

Nëse sjellja e partnerit  ju ka ngjallur dyshime atëherë duhet të tregoheni  të vëmendshme me gjuhën e tij trupore. Ka disa shenja me anë të të cilave mund ta kuptoni nëse ai frekunton dikë tjetër.

1-Nuk e lëshon asnjëherë  telefonin

Sot  SMS, Facebook, Instagram, Snapchat, etj janë mënyrat bazë të komunikimit kështu që nëse shihni që sa here ju i afroheni telefonit të tij ,ai e merr atë sikur do të fshehë diçka, bëni kujdes. Nëse nuk ka gjë për të fshehur nuk ka pse të reagojë ashtu.

2-Bëhet shpesh nervoz

Nëse ai ju tradhton, shpesh mund të nervozohet dhe pa arsye dhe do të mundohet të ndryshojë temë gjithmonë sa herë ti  të xhelozosh për dicka .

3-Qesh në telefon

Nëse  partneri juaj qesh duke parë telefonin bëjini sytë katër . Sigurisht që mund të jetë duke parë një video gazmore ose një mesazh të ndonjë shoku, por nëse nuk ua tregon do të thotë se ka diçka që e mban fshehur. Kur ai kalon kohë me telefonin , komunikon me mesazhe e buzëqesh herë pas here, bëjini sytë katër.

4-Është i ftohtë me ju

Nëse ai ju tradhton sigurisht që do ju largohet disi. Më pak puthje, më pak përqafime, me pak fjalë të ëmbla.. Këto janë disa sinonime të problemeve në çift. Çfarë të bëni?  Më mirë flisni hapur me të dhe më pas nëse nuk gjendet zgjidhje largohuni përgjithmonë për të mirën e të dyja palëve.

Pas