3, Aktualitet, Kryesore

Dyndje pushuesish në jug, trafiku i Vlorës në kaos

Kjo e dielë ka shënuar një kaos kryesisht në rrugët drejt Jugut të vendit. Shumë makina me pushues kanë pritur me orë të tëra për të shkuar në destinacion.

Situata më e rënduar ka qenë në zonën e Vlorës, kryesisht tek Uji i Ftohtë pranë vendit të quajtur Jonufër.

Kjo edhe për shkak se në këtë pjesë po kryhen ende punime në njërën anë të rrugës. Por nga tjetër është vërejtur mungesë të gatishmërisë së policisë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në rrugët problematike.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko