-Jetë dhe Stil, Kryesore, Metro

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Çdo njeri do të fliste pa më të voglën droje për pikat e forta e të paktë do të ishin ata që pranojnë hapur defektet e anën e dobët të karakterit. Si një medalje me dy faqe dhe një person ka dy fytyra ! Nuk po flasim për tiparin e hipokrizisë , por për atë të dyanshmërisë së personalitetit, që ju pëlqen apo jo të gjithë e kanë, zbulojeni përmes shenjës së horoskopit.
Dashi
Fytyra e parë : janë pasionantë, të motivuar për të ecur para dhe ambiciozë.
Fytyra e dytë: Përjetojnë luhatje të shpeshta emocionale, janë acarues dhe agresivë kur diçka nuk u shkon sipas planit.
Demi
Fytyra e parë: Janë njerëz besnikë, të besueshëm dhe e duan punën.
Fytyra e dytë: janë tejet kokëfortë dhe nuk heqin dorë lehtë nga idetë e tyre. Janë posesivë dhe arrogantë.
Binjakët
Fytyra e parë: Janë njerëz të shoqërueshëm, mendje hapur dhe shumë të komunikueshëm.
Fytyra e dytë: Binjakët duket se janë të karikuar në energji 24/24 dhe ky impulsiviteti i bën shpesh herë të padurueshëm. E gjejnë shpesh veten në ankth dhe probleme që i “shpik” mendja e tyre.
Gaforrja: Është empatike, e dashur, besnike. Dinë të dëgjojnë dhe të japin këshilla të mira.
Fytyra e dytë: Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihen sikur askush nuk i kupton, mbyllen në vetvete dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë t’ia vënë fajin “botës”, shkruan Living
Luani është një shenjë me vetbesim të lartë, simpatike për të tjerët dhe shumë e dashur në rrethin shoqëror. U pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe pikërisht me këtë tipar lidhen dhe pikat e tyre të dobëta !
Mendojnë se janë në qëndër të botës dhe kur e kuptojnë që kjo e fundit nuk rrotullohet rreth tyre bëhen dramatikë.
Virgjëresha
Nuk ka problem që virgjëresha nuk e zgjidh. Analizojnë çdo gjë, janë kritikë dhe njerëz me logjikë të ftohtë.
Fytyra e dytë: E marrin jetën shumë seriozisht vetëm duke e humbur veten ne detaje të parëndësishme. Mbianalizojnë çdo gjë dhe shpesh përfundojnë duke kritikuar veten dhe për gjërat më të vogla.
Peshorja: Janë njerëz të respektueshëm, paqësorë që shpesh herë vendosin dhe nevojat e të tjerëve para .
Fytyra e dytë: Dëshira për të qenë gjithnjë në harmoni,bën që këta njerëz të shkojnë nga fryn era. U shmangen konflikteve dhe problemeve reale në jetë.
Akrepi: Janë njerëz me humor, të gjindshëm dhe të pavarur !
Fytyra e dytë: janë njerëz manipulativë, tradhëtarë dhe hakmarrës.
Shigjetari:
Kjo është një shenjë optimiste, aventuriere, në kërkim të gjërave të reja.
Kanë probleme me përqëndrimin, e humbasin shpejt interesin dhe kjo gjë bën që ta humbin shpejt qetësinë e të nxehen.
Bricjapi është një shenjë e suksesshme, tejet e organizuar dhe praktike.
Ana negative: Janë kokëfortë, nuk i pranojnë gabimet e tyre , nuk bëjnë kompromise dhe shpesh është e pamundur të bësh një debat me ta sepse e marrin çdo gjë personale..
Ujori: pëlqen udhëtimet, të takojë njerëz të rinj e të njohë kultura të reja ! pëlqejnë çdo gjë që u sfidon limitet.
Të këqijat: janë shumë emocionalë dhe duke u mbyllur në atë flluskën e tyre, bëjnë që të dalin nga realiteti e të zhyten në botën e tyre të fantazive.
Peshqit janë të ndjeshëm, kujdesen për njerëzit që kanë pranë, u qëndrojnë besnikë njerëzve të afërt dhe bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar.
Fytyra e dytë: Pëlqejnë vetminë, por shpesh e kalojnë cakun dhe për këtë bëjnë me faj të tjerët duke na bërë të besojmë që ne si kemi qëndruar pranë kësaj shenje/ burimi: David Wolfe

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko