-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Dy aksidente fatale në një ditë/ Humb jetën një fëmijë 11 vjeçar dhe një polic

(Foto ilustruese)

Reshjet që nisën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dy aksidente me vdekje. Në aksin Cerrik – Papër ka humbur jetën një fëmijë, një vajzë 11 vjeçe dhe janë plagosur tre të tjerët që ndodheshin në të njëjtën makinë me të, ndërsa në aksin Lezhë – Shkodër, ka humbur jetën një punonjës policie, Lek Nikolli. Ky i fundit ka qënë i vetëm në makinën e tij Benz.

Për rastin e të miturës, Policia e elbasanit njoftoi se më datë 13.08.2017 në  aksin  rrugor Cërrik –Papër, në  fshatin  Valas  ka dalë nga rruga mjeti tip ” Ford” veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë.

Si  pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese  në  Korçë  e  cila ka qenë  pasagjere në mjet.

Gjithashtu  janë dërguar  për  ndihmë  mjekësore  në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset  që ishin pasagjere  në  mjet konkretisht  shtetaset: A.Sh., 54 vjeçe  banuese  në  Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë. Shërbimet  e  policisë  ndodhen  në  vendngjarje  dhe  po  kryejnë veprimet  hetimore dhe proçeduriale.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko