Kryesore

Duka: Synojmë vendin e dytë, por nuk do të jetë e lehtë

               Publikuar në : 16:20 - 02/12/18 |
rel d

“Një grup me fat dhe ku synojmë vendin e dytë”. Është ky reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, menjëherë pas asaj që solli shorti për Shqipërinë në kualifikueset e Euro 2020. Në një prononcim telefonik për TV Klan, kreu i Federatës thotë se gjithsesi nuk do të jetë e lehtë.

“Do ta konsideroja me fat. Mund të ishte shumë më keq, mund të ishte grupi ku është Gjermania dhe Holanda që nuk të jep asnjë shpresë. Grupi është i përshtatshëm. Sipas meje Turqia, Islanda dhe ne do të luftojmë për vendin e dytë”.

Sërish me Francën në grup, një ekip që edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit ka shanset më të mëdha ta mbyllë në vendin e parë.

“Franca, kampion bote, kot nuk është kokë grupi. Kushdo që të ishte kokë grupi është e vështirë. Është pretendi kryesor për të qenë i pari në grup”.

Në këtë grup Armand Duka nuk shikon kundërshtarë të lehtë, madje uron që ekipi të jetë i plotë gjatë periudhës së kualifikueseve.

“Nuk ka ndeshje të lehta, duhet të luftosh shumë, nuk duhet të mos kemi mungesa, të kemi të gjithë futbollistët në dispozicion, sepse ka një lloj specifike. Edicioni është shumë i shkurtër dhe nëse humb 1 apo 2 lojtarë nuk i ke për të gjithë edicionin, nëse të dëmtohen. Skuadra si puna jonë i ndjejnë shumë mungesat, uroj të mos kemi”.

Ky do të jetë përfaqësimi i 13 i Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Europian të futbollit me shpresën për të përsëritur atë që ndodhi në Francë në 2016-ën.

Tv Klan

 

Pas