-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Duka: Marrëveshja Rama-Basha u bë pikërisht për të mos lejuar koalicionet

Nuk e fshehin dot zemërimin kryetarët e partive të vogla opozitare teksa dalin nga selia e PD pas një takimi që patën mesditën e sotme me Bashën. Agron Duka tha se partitë e vogla janë dëmtuar shumë nga marrëveshja Rama-Basha, por shtoi se Basha sot u ka lënë mundësi të zgjedhin: Ose të futen në listat e PD ose të garojnë në siglat e tyre.

“Unë gjykoj se në Durrës e marr një mandat me partinë time PAA, dhe them se duhet të masim forcat”, u shpreh ai, duke mos përjashtuar mundësinë që të futet edhe në listën e sigurt të deputetëve të PD-së.

“Them se Basha ka qenë i kushtëzuar nga Rama për ti bërë zgjedhjet në qershor, vijoi ai. Dhe mos shtyrja e zgjedhjeve në Korrik nuk ka arsye tjetër përpos mosregjimit të koaliconeve, u shpreh Agron Duka.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko