Aktualitet, Sport, Te Fundit

Duka: Kampionati nuk do u shpëtojë kritikave

Sezoni i kaluar u mbyll me polemika për vendimet e gjyqtarëve, veçanërisht për takimin Kukësi – Skënderbeu në fund të kampionatit. Një ditë para fillimit të kategorisë superiore, kreu i Federatës Shqiptare të Fubollit, Armand Duka përmes një mesazhi video thotë se kampionati nuk do t’u shpëtojë kritikave edhe këtë sezon, por sipas tij, e rëndësishme është që gabimet të korrigjohen.

“Futbollli është një lojë dhe natyrisht ka gabime. Kritikat janë të shumta pasi është një lojë që e dashurojnë të gjithë. Do të ketë kritika ku disa janë reale dhe duhet të mbahen shënime që të përmirësohen, por edhe kritika që nuk ekzitojnë dhe janë pjesë e lojës”.

Për kreun e Federatës suksesi i kampionatit nuk varet vetëm një rivaliteti i garës, por edhe prezenca e tifozëve në stadiume.

“Uroj që të kemi një sezon me sa më shumë garë, sa më shumë fair play dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve”.

Superliga do të hapet të shtunën me takimin Kukësi – Kamza, ku skuadra kampione do të përballet me ekipin e rikthyer në kategorinë superiore. Këtë vit nuk ka ndryshuar skema e kampionatit ku për 36 javë skuadrat do të ndeshen me njëra – tjetrën në 4 faza.

Tv Klan

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko