-Jetë dhe Stil

Duan ta quajnë fëmijën Xhihad, por gjykatësi nuk i lejon

Në vitet e fundit termi xhihad është bërë ekskluzivisht sinonim i “terrorizmit” dhe “atentateve”. Kuptimi i vërtetë i fjalës, megjithatë, ka të bëjë me “përpjekjen” dhe me “luftën për të arritur qëllimet e dikujt”. Kështu, një çift francez dëshironte t’i jepte fëmijës së tyre emrin e një “luftëtari” dhe zgjodhi pikërisht xhihadin. Por për gjyqtarin e Gjykatës së Tuluzës në Francë, nuk mund të bëhet, sepse “emri mund të ketë pasoja negative në jetën e fëmijës”.

Sipas ligjit francez prindërit mund të zgjedhin emrin për fëmijët e tyre me kusht, ai “të mos shkaktojë dëm për fëmijën”. Megjithëse vetë fjala nuk ka një kuptim negativ, autoritetet kanë vendosur ta ndalojnë këtë emër. Sipas gazetës “Local.fr”, tani nëna dhe babai i fëmijës në Tuluzë, do të duhet të ndryshojë certifikatën e lindjes dhe ta zëvendësojë Xhihadin me emrin Jahid.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko