InstaBIZ

Dua Lipa renditet krahas Kate Middleton dhe Amal Clooney në këtë listë, mungon Rita Ora

               Publikuar në : 12:21 - 02/08/18 |
m.b

Jemi në muajin gusht por Mbretëria e Bashkuar duket se e ka vendosur që tani kush janë të famshmit e veshur më mirë të vitit 2018. Mbretëresha Elizabeth, Dukesha e Kembrixhit dhe Dukesha e Sussex së bashku më emra të njohur të artit si Dua Lipa dhe aktori i Black Panther, Daniel Kaluuya janë emëruar si të veshurit më mirë të Britanisë për 2018.

Avokatja e të drejtave për njeriun e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e George Clooney, Amal Clooney, stilistja e famshme e modës Stella McCartney, ylli i popit Harry Styles dhe aktorja Lily James që zëvendësoi Meril Strip në filmin e ri Mamma Mia (Here we go again), gjithashtu kanë qenë pjesë e listës së përpiluar nga revista Tatler.

Revista e konsideron Mbretëreshën si “e veshura më mirë”, për shkak të ngjyrave të forta dhe printimeve me lule. Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, tashmë është një ikonë botërore mode, jo vetëm e Mbretërisë së Bashkuar. Në listë arriti të futej edhe Meghan Markle me fustanin e saj përrallor të dasmës.

Pas saj, i biri i Kate dhe William, vogëlushi princ George arriti gjithashtu të bëhej pjesë e listës me pantallonat e shkurtra dhe çorapet e gjata./Opinion.al

Pas