InstaBIZ

Dua Lipa konferencë në Prishtinë: Ja çfarë thotë për Rita Orën

               Publikuar në : 22:25 - 08/08/18 |
ri.de.

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën dhe një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre. Kjo ka ardhur nga motra e Ritës, Elena, e cila nuk e ka ndihmuar Duan kur kjo e fundit kishte nevojë.

Që nga ajo kohë, dy vajzat e suksesshme nuk kanë folur me njëra-tjetrën. Por disa sinjale paqeje kanë ardhur nga familja Lipa. I pari ishte Dukagjin Lipa, babai i Duas, i cili ditën e djeshme në konferencë pasi gazetarët e pyetën se pse nuk është Rita Ora në festival ai u përgjigj:

“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu që në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën.”

Ndërsa ditën e sotme, pas mbërritjes së Dua Lipës në Prishtinë, është bajtur një tjetër konferencë për shtyp. Në nga gazetarët e pyet Duan se sa ka ndikuar imazhi i tyre për Kosovën, Dua lipa u përgjigj:

“Ne kena qejf me pas një festival që i bën njerëzit me ardh me pa vendin tonë. Por kisha pas qejf me thënë njerëzit ah po e njoh Kosovën se Rita Ora vjen nga Kosova”

Dua Lipa përmend për herë të parë në publik Ritën dhe suksesin e saj në përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Pas