1, Aktualitet, Kryesore

Droga “mbyt” mjetet në Vlorë, pas makinës gjendet gomonia 5 metra e gjatë

Disa minuta pasi u gjet një fuoristradë “Jeep” me targa italiane e zhytur në det, policia njoftoi se ka kapur edhe një gomone 5 metra të gjatë. Në mjetin lundrues është konstatuar lëndë narkotike “kanabis sativa”, pesha e saktë e të cilës ende nuk dihet. Gjithçka ka ndodhur gjatë natës tek vendi i njohur si plazhi i vjetër, kur gomonia është tërhequr nga mjeti që u gjet i zhytur në det mëngjesin e sotëm, pasi kishte ngecur në cekëtinën e plazhit të vjetër nga ngarkesa e madhe me kanabis.

“Një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër. Makina është me targa italiane BG 64 3GX. Nga hetimet e para dyshohet se makina ngeci në det në momentin që po transportonte për në breg një gomone me karel”, thanë burimet policore.

Sakaq, rreth 1 km larg makinës, afër Petroliferës është gjetur edhe mjeti lundrues i ngarkuar me kanabis. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar grupin e narkotrafikut.

Në foto 1: Makina Jeep që u gjet e mbytur

Foto 2: Gomonia e kapur me drogë

/Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko