Bota

Dorëhiqet Ambasadorja e SHBA-së në OKB

               Publikuar në : 17:22 - 09/10/18 |
rel d

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Sipas mediave amerikane, dorëheqja është pranuar nga Presidenti Donald Trump.

Nikki Haley është zyrtare e lartë e administratës së Trump, ndërsa dorëheqja e saj është konsideruar nga mediat si e papritur.

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi dorëheqjen e ambasadores së OKB, por tha se Trump u takua me Nikki Haley në Zyrën Ovale mëngjesin e së martës. Haley u emërua ambasadore e SHBA në OKB në Janar të vitit 2017.

 

Pas