Bota, Kryesore

Dorëheqjet s’kanë të ndalur, pas protestave ikën dhe ministri i Brendshëm

Dhjetëra mijëra demonstrues protestuan sërish në rrugët e Sllovakisë në fundjavë, për të shprehur indinjatën e tyre për hetimet jo rrënjësore për vrasjen e një gazetari. Si pasojë, pas vetëm tri javësh e gjysëm në post, të hënën dha dorëheqjen papritur ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Tomas Drucker. Në protestat e tyre në këtë kuadër protestuesit patën kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorit të policisë.

Ai nuk e konsideron të drejtë që ta shkarkojë shefin e policisë, i cili punon shumë mirë vetëm për shkak të presionit të rrugës, deklaroi politikani pa parti. Ai nuk dëshiron që ta polarizojë edhe më tej shoqërinë, prandaj ai preferon të japë vetë dorëheqjen.

Vazhdon kriza e rëndë pas vrasjes së gazetarit

Vrasja e dyfishtë e gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak dhe e së fejuarës së tij në 21 shkurt e ka zhytur në një krizë të thellë politikën e brendshme të Sllovakisë. Kuciaku pati investiguar kontakte të bashkëpunëtorëve të qeverisë me mafian italiane dhe me biznesmenë të tjerë të dyshimtë. Dy 27 vjeçarët i vranë sipas policisë me stilin e një ekzekutimi.

Dorëheqjet në mars të kryeministrit shumëvjeçar Robert Fico dhe të ministrit të Brendshëm Robert Kalinak deri tani nuk qe e mundur që ta qetësojnë gjendjen. Kërkesa kryesore e demonstratave që zhvillohen çdo javë në Bratislavë dhe në qytete të tjera të vendit që atëherë është dorëheqja e presidentit të policisë Tibor Gaspar, i cili besohet se është i afërt me ministrin e mëparshëm të brendshëm Kalinak, që ndodhet nën dyshime për korrupsion./DW

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko