-Kulturë, Kryesore

Dokumenti/ Si përndiqeshin të rinjtë në komunizëm: Kujdes me flokët e gjata dhe unazat!

Shqiptarët konsideroheshin si njerëzit me veshjet me të çuditshme në të gjithë bllokun komunist. Nëse në vendet e tjera, qoftë dhe në ato komuniste, ekzistonte veshja sipas modës, në vendin tonë përdoreshin veshje të veçanta dhe standarde, pavarësisht moshës, vendit dhe klasës shoqërore të cilës i përkiste individi. Pra Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë ku njerëzit visheshin të gjithë njësoj.

Deri në vitin 1984, mustaqet, syzet e diellit dhe çanta e vogël në sup ishin të ndaluara si “shfaqje të huaja”. Djemtë duhet të mbanin flokë shumë të shkurtër. Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej vetëm 1 ose 2 herë në jetë.

Në komunizëm ndaloheshin edhe bizhutë. Shiheni dokumentin me lart, ku shkruhet se ne ekipin Vllaznia disa të rinjte kane ardhur me unaza.

*Dokumenti i publikuar nga faqja ne facebook “Postbllok”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko