Aktualitet

Dokumenti/ Byroja Politike vendosi zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit

               Publikuar në : 19:25 - 14/09/18 |
rel d

Historiani Kastriot Dervishi përmes një dokumenti tregon se si Byroja Politike vendosi për zëvendësimin e kafesë me kafen e elbit.

Dervishi shkruan se eksperimentet sovjetike mbi popullin shqiptar në drejtim të ushqimit kanë qenë të shumta.

Ai tregon se asnjëherë ajo qeveri nuk e ngopi me buke popullin, ndërsa racionet nuk ia ndau kurrë.

Sipas tij, kjo trgohet në një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1984.

Në mbledhje merrte pjesë edhe ministri i Tregtisë së Brendshme, Osman Murati.

Krahas shtrëngesave të tjera, partia vendosi  t’ia hiqte popullit edhe pirjen e kafesë.

Për këtë arsye u shpik edhe kafja e elbit, një qelbësirllëk tjetër mbi popullin.

Ramiz Alia udhëzonte propagandën mbi “dëmet” e kafesë.

Interesante është se në fillim të bisedës, Alia i ngatërron emrin Osmanit të tij duke i thirrur “Murat”.

Dervishi tregon se pjesa që ka zgjedhur për të botuar është më shumë humoristike, për të parë se çfarë bylmezësh kanë drejtuar Shqipërinë.

Historiani mendon se edhe këta që drejtojnë vendin nuk janë ndryshe nga ata të mëparshmit.

Partia vendosi që populli të pijë kafe elbi.

Emisionet e ndryshme u orientuan drejt shpjegimit për dëmet e kafeinës.

Në Shqipëri, prej vitesh kafeja ndahej me triska në dy lloje: ‘600-she’ dhe ‘900-she’.

Mirëpo, në fund, partia vendosi për të mirën e popullit.

Ekstrakt nga biseda

Shoku Ramiz Alia: A hodhët kafe elbi në treg shoku Murat?

Shoku Osman Murati: Po shoku Ramiz.

Shoku Ramiz Alia: Si po ecën konsumi i kafesë së elbit?

Shoku Osman Murati: Në disa zona kafeja e elbit konsumohet shumë, si për shembull, në zonën e Korçës.

Shoku Ramiz Alia: Shumë mirë. Po në zonat e tjera si konsumohet kafeja e elbit?

Shoku Osman Murati: Në zonat e tjera kjo përdoret një çikë më pak, kurse në lokalet e ushqimit social, me përjashtim të turizmit, kafenë e kemi të përzier me elb.

Shoku Ramiz Alia: Unë Dua të di si konsumohet kafeja e elbit në popull.

Shoku Vangjel Çërrava: Po propagandë bëjnë shitësit për kafenë?

Shoku Ramiz Alia: Jo vetëm që duhet bërë propagandë për kafenë, por mendoj se është e domosdoshme të botohet edhe ndonjë artikull për kafeinën dhe pasojat e këqija për organizmin e njeriut.

Shoku Osman Murati: Një vështirësi e përkohshme të na krijohet lidhur me qumështin pluhur që u jepet punonjësve, sepse kjo lidhet me bilancin e importit.

Megjithatë tregtia, në bashkëpunim me organet e shëndetësisë dhe me shokët e bashkimeve profesionale, mori menjëherë masa që atje ku do të na krijohen vështirësi, këtë mungesë të qumështit ta zëvendësojmë me një kokërr vezë dhe 40 grema sheqer për çdo punëtor…

 

Pas