-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Dokumentet/ Kërkesa e PS-LSI dhe precedentët me tejkalimin e afateve: Ja si ka vepruar KQZ me partitë e tjera

Në kohën kur PS-LSI kërkojnë të shtyjnë afatet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje, opinion.al sjell disa raste të ngjashme. Si ka vepruar KQZ vite më parë kur partitë kanë tejkauar afatet?

Në analizë do të marrim kërkesën e bërë nga PDR që drejtohej nga Pollo në vitin 2005. Kjo parti kishte kërkuar të regjistrohej në KQZ për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e komunës Buçimas, qarku Korçë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që në 2005 drejtohej nga Ilirian Celibashi vendosi të mos e pranojë PDR në zgjedhje me argumentin se “PDR-ja e ka depozituar dokumentacionin përkatës për regjistrim si subjekt zgjedhor në datë 18.08.2005, ndërkohë që afati i fundit i caktuar nga KQZ me vendimin nr.1610, datë 05.08.2005 “Për caktimin e afateve që lidhen me përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Komunës Buçimas, të datës 28.08.2005”, për paraqitjen e kërkesave të partive politike për regjistrim si subjekte zgjedhore, ka qënë data 11.08.2005. Sa më sipër kërkesa në fjalë e PDR-së është paraqitur 7(shtatë) ditë përtej afatit të vendosur nga KQZ-ja”.

Rasti i dytë që analizojmë është i vitit 2004. KQZ ka vendosur të mos regjistrojë asokohe Partinë e Punës së Shqipërisë për zgjedhjet e pjesshme për këshillin e komunës Dushk.

“Depozitimi i kërkesës nё KQZ ёshtё bërë 8 (tetë) ditë përtej afatit të vendosur prej KQZ-së me vendimin nr. 126, datë 11.11.2004 “Per caktimin e afateve per regjistrimin e partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e pjeshme për Këshillin e Komunës Dushk Rrethi Lushnjë të datës 12.12.2004”.
Ndaj KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së Partisë së Punës së Shqipërisë për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme për Këshillin e Komunës Dushk Qarku Fier”.

Capture

kqz 2

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko