-Kronikë

Dogji makinën e drejtoreshës në Kombinat, arrestohet pas 9 ditësh autori

               Publikuar në : 20:21 - 10/10/18 |
rel d

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 01 tetor të këtij viti ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Në pranga ka përfunduar Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, si autori i dyshuar i zjarrvënies.

“Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”, sqaron policia.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person me fytyrë të mbuluar dhe një bidon me lëndë djegëse që e hedh mbi makinë. Më pas i vë zjarrin, i cili shpërthen menjëherë dhe duket se ka dëmtuar edhe autorin. Makina u shkrumbua plotësisht.

Ende nuk dihet motivet që çuan 46 vjeçarin të ndërmerrte një veprim tët illë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Pas