-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

“Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, oficeri i antidrogës rrëfen kërcënimin e Habilajve

Një tjetër ish-oficer i antidrogës vendos të rrëfejë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë në çështje të trafikut të drogës dhe raportet me Habilajt. Pas Dritan Zaganit dhe Antonio Nazerajt, është  Bledar Naçi, që në një intervistë për gazetarin Basir Çollaku rrëfen detaje që lidhen me ndalimin e Habilajve dhe kërcënimin që morën nga këta të fundit. Naçi ka marrë pjesë në aksionin për ndalimin e Moisi Habilajt në komisariatin e Fierit dhe njësoj si shokët e tij ka përfunduar në burg, pas kërcënimeve që i bënë Habilajt.

Në një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, Naçi rrëfen se si “Audi” AA003GB kundërshtoi kontrollin dhe i iku postbllokut të policisë. Më tej, ata u shoqëruan, megjithëse kërcënuan efektivët e policisë. “Do ta shikoni ça do ju bëjmë, është makina e ministrit”, rrëfen Naçi përplasjen me Habilajt. Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi, që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.
Një vit pasi Bledar Naçi bashkë me efektivë të tjerë si Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani ndaluan “Audi”-n që përdornin vëllezërit Habilaj, për të gjithë skuadrën nisën problemet. Vlen të përmendet se Bledar Naçi, dikur pjesë e antidrogës ka qenë dekoruar nga ish Ministri i Brendshëm.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko