Sociale

“Do ta mbroj atë shtëpi me gjak”, këngëtari i vogël mesazh Ramës

               Publikuar në : 20:14 - 07/11/18 |
rel d

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish sot në ditën e 5-të të protestës së tyre duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.

Me banderolën “Zaho thuaj babit të mos na prishë shtëpinë”, protestës i janë bashkuar dhe shumë fëmijë.

Një djalë i quajtur Klevis Hyska, i cili shprehet se është këngëtar, rrëmben mikrofonin i përlotur dhe i emocionuar dhe betohet se do ta mbrojë me gjak atë shtëpi.

“Unë jam Klevis Hyska, këngëtar, disa me njihini. Dua ti bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend sesa koncerte kam kënduar, sa koncerte, kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti. Dhe ato të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët.”-u shpreh djali i emocionuar.

 

Pas