-Sociale

Divorci ‘online’, rrezikon të zhdukë gjykatat

Prej tre vjetësh në Itali ekziston divorci i shkurtër. Por në Angli dhe Uells, divorci bëhet online, me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë. Jo vetëm që kërkesa mund të bëhet përmes internetit, por edhe testet, depozitimet dhe pagesat janë transmetuar në rrjet.

Kjo shmang stresin e çiftit për të qenë ballë për ballë për të diskutuar fundin e një martese, por gjyqtarët janë të shqetësuar: 6.500 gjykata mund të zhduken. Divorci – Tashmë online mund të bëhet çdolloj gjëje, si njohja e bashkëshortit, organizimi i martesës dhe tani edhe divorci. Kjo ndodh në Angli dhe Uells, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për një projekt miliarda stërlinash.

Çiftet që dëshirojnë t’i japin fund lidhjes së tyre mund ta kërkojnë atë nëpërmjet internetit dhe të vazhdojnë me praktikat e tyre duke dërguar dëshmi, depozitime dhe pagesa.

Një sukses për disa – Gjatë fazës pilot të projektit kanë ardhur mijëra pyetje dhe në 91% të rasteve përdoruesit janë shprehur të kënaqur me sistemin, sipas të dhënave nga ministria. “Guardian” raporton deklaratën e një gruaje për të cilën metoda “ishte e mrekullueshme dhe përfshinte shumë më pak dhimbje dhe stres se forma klasike, me të cilën jam munduar shumë disa vjet më parë dhe që më në fund u refuzua”.

Sir James Munby, gjykatësi i ngarkuar në Gjykatën e Lartë për divorc, e quajti iniciativën “një sukses trimfues”. Drejtësia “nëpërmjet Skype” – Ka nga ata që nuk janë dakord. Por, shqetësimet më të mëdha nuk janë për vetëm metodën: problemi është se rreth 6,500 gjykata ka gjasa të eliminohen brenda katër viteve. Në fakt, kjo nuk është forma e parë e drejtësisë “nëpërmjet Skype” e eksperimentuar në Britaninë e Madhe. Edhe mosmarrëveshjet lidhur me taksat tani mund të zgjidhen në internet.

Gjykata gjithashtu ka mundësinë të merret me një depozitim me më shumë qetësi para se të lëshohet dënimi. Një sistem më i shpejtë, i cili kërkon më pak avokatë. Kështu, nga viti 2010 deri më sot 250 departamente të drejtësisë janë zhdukur tashmë. Çështjet e mbrojtjes – Organizata e Transformimit të Drejtësisë, e cila promovon një drejtësi që respekton të drejtat e njeriut, vuri në dukje se proceset e ndjekura në distancë do ta bënin pjesëmarrjen më të komplikuar.

Kjo vlen sidomos për ata të akuzuar dhe që do të duhej t’i ndiqnin seancat nga një stacion policor apo edhe nga një burg. Do të ishte kaq e vështirë për ta që të kishin një dialog me avokatin e tyre dhe të siguroheshin për mbrojtjen e duhur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko