Disa arsye pse duhet të vizitoni Korçën; qyteti ku festohet më bukur festa e Krishtlindjeve – Opinion – Faqja Zyrtare
-Destinacione, -Jetë dhe Stil, -Turizëm, -Vënde për tu parë, Metro, Te Fundit, Travel

Disa arsye pse duhet të vizitoni Korçën; qyteti ku festohet më bukur festa e Krishtlindjeve

korcanews.al_632151__b1vudyiql

Askund nuk ka Krishtlindje si në Korçë. Besimtarë dhe ruajtës fanatikë të traditës, korçarët janë të vetmit që zotërojnë më mirë se kushdo shpirtin e festës së Krishtlindjeve.
Në gjysmën e dytë të muajit dhjetor, Korça nis e stoliset. Përveç lindjes së Krishtit, në të njëjtën kohë ajo pret mjaft adhurues të festës, shkruan Living.  Qytetarët kanë një aftësi të rrallë: ata dinë të festojnë më së miri të gjithë bashkë! Një traditë e hershme kjo. Po të jeni aty, do të shikoni me sytë tuaj se që prej datës 19 dhjetor, qyteti do të mbushet me turistë, të cilët kanë vendosur të kalojnë në këtë qytet pushimet e dimrit. Dyqanet zgjasin oraret e punës dhe fillon panairi i Krishtlindjeve

korcanews.al_632151__hyrwojlqx
Panairi i poçerisë
Shkoni në parkun kryesor të qytetit. Që prej viteve 20-të të shekullit të kaluar, atje zhvillohet panairi i poçerisë, një traditë e kthyer sërish. E ku ka më mirë se kur tradita mbizotëron në ditët kur ka më shumë turistë! Panairi qëndron i hapur në gjithë javën e festës.
Panairi i dhuratave
Edhe dhuratat e Krishtlindjeve mundt`i blini në një tjetër panair ngjitur me të parin. Aty ka sende, ornamente dhe detaje festive, me të cilat korçarët zbukurojnë shtëpitë, ndërsa
turistët i marrin si kujtim. Dhurata shumëngjyrëshe do të ecin përpara syve tanë, nëse do të shkojmë të vizitojmë tryezat e stolisura.
Një fotografi me babagjyshët Askund përveçse në Korçë, ju nuk do mund të shikoni dhjetra babagjyshë të shpërndarë nëpër rrugë. Bashkia e qytetit ka vendosur që gjithë javën e festës në rrugë e rrugica të jetë i pranishëm Babagjyshi i Krishtlindjeve. Me zilka në dorë dhe kostum të kuq, babagjyshët do të shpërndajnë dhurata për fëmijët dhe ju do të mund të bëni foto kujtimi me ta.

korcanews.al_632151__rye7udkuqx
Katedralja
Përpara Katedrales mund ta gdhini deri në mëngjes. Koncerte e grupe të ndryshme artistike do të performojnë në rrugë. Besimtarët e devotshëm patjetër që do të mbushin kishën më të madhe të qytetit, ndërsa mjaft të tjerë do të adhurojnë festën në shesh. Krishtlindjet mund t’i festoni si në shtëpinë tuaj, jo vetëm në hotele, por në një mënyrë tjetër më të afërt. Atë e ofrojnë bujtinat.

korcanews.al_632151__bkmddk87l

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko