-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Dimër i vogël në pranverë, bora në Dardhë arrin 15 cm

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-08 15:44:10Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Këto ditë pranvere kemi provuar temperatura të ulta në kryeqytet dhe zonat e ulta, ndërsa banorët e zonave malore kanë parë sërish reshjet e borës. Dje pa patur reshje bore në disa zona të vendit, ndërsa pritet të jenë të pranishme me intensitet të ulët deri në mesditë, në verilindje dhe juglindje të vendit edhe gjatë paradites së sotme. Termometri vlerën më të ulët e ka regjistruar me 0 gradë celcius në qytetin e Kukësit. Përveç Kukësit, reshje ka pasur në disa fshatra të Bulqizës, në zonat e thella malore të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, ku në Qafë të Thorës, po në zonën e Thethit, ka prani më të madhe bore, madje raportohet për segmente në këtë aks që janë vështirë të kalohen.

Reshjet e borës janë rikthyer në rajonin juglindor të vendit. Në dy fshatrat malore, Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e borës ka arritur deri në disa centimetra. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 5 cm, ndërsa janë duke vazhduar reshjet. Në Dardhë, bora ka arritur 15 cm. Po punohet për pastrimin e rrugës së Dardhës.
Në Elbasan, në lartësinë mbi 1 mijë metra, në fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje të pakta dëbore. Por, dëborë raportohet edhe në zonat e Gjirokastrës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko