Aktualitet, Kryesore

Dilemat për Piramidën/ Rama: Më mori Erjoni i ekzaltuar “ E gjetëm lal!”

Kryeministri Edi Rama pasi mbajti fjalimin në mbrojtje të Xhafës në Kuvend, shkoi në një aktivitet të Bashkisë së Tiranës për të folur për projektin e ri të Piramidës. Godina e rrenuar e saj në qendër të Tiranës do të kthehet në një qendër multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital sipas modelit “TUMO”.

Por si u shkua deri tek ky projekt? Vetë Rama tha se ka patur shumë dilema dhe se zgjidhjen e kishte dhënë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

“Vazhdimisht pyetja ishte çfarë mund të ishte që mund ta mbante godinën gjallë? Është e vërtetë që në fund erdhëm te pika që kjo godinë duhet t’u shkonte fëmijëve dhe të rinjve”, tha Rama.

“Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qëndër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos, se e imja. Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: “E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë”. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur”, theksoi kryeministri.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko