Sport

Dikur i njohur në Itali, sot Muntari është i “zhytyr” në borxhe

Ish-lojtari i Milanit dhe Interit, Soulley Muntari, duket se po kalon një periudhë jo të mirë nga ana financiare. Ai është ndaluar nga policia në Chiaso, pasi për të ishte bërë një denoncim nga banka, pasi lojtari nuk kishte paguar këstet e kredisë.

Ganezi pa t’i sekuestrohej makina e tij (Mercedez AMG G63) në kufirin italo-zviceran për shkak se nuk kishte paguar disa nga këstet e radhës për blerjen e mjetit që kushton 150 mijë euro.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë lojtari i cili për mediat pranoi: “Po më bllokuan makinën. Po kaloj një moment të vështirë, por do ta zgjidh sa më shpejt.”

Muntari do të kujtohet gjatë në Itali për episodin e famshëm të “golit” fantazmë në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, i cili nuk u akordua nga gjyqtari.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko