-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Digjet në mes të rrugës makina e policisë

Një automjet i policisë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri” .

Automjeti i policisë, një kamion me targë “Policia – 0021” është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në ecje.

Burime zyrtare sqarojnë se mjeti në fjalë është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e policisë drejt DVP Vlorë.

Paraprakisht, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në ecje e sipër të mjetit.

Zjarri mësohet se ka dëmtuar një pjesë të sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion.

Shërbimet e policisë sëbashku me shërbimin zjarrfikës kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

*foto ilustruese

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko