-Shëndeti, Metro

Dieta që të sjell në formë për Krishtlindje

Sapo kemi hyrë në muajin e festimeve për festat e fundvitit. Janë festa që në gjithë botë priten me gezim. Në shqipëri theks kryesor nga familjarët vendoset sidomos tek ushqimi.
Mes darkave familjare dhe atyre shoqërore jemi të prirur të shtojmë edhe disa kilogram më tepër. Kështu që është më mirë të merrim masa para për të mos patur pastaj ndjesi faji se kemii ngrënë shumë për festa.
Para festave
Ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, si mishin e bardhë dhe peshkun duke kufizuar karbohidratet, (patatet, bukën, makaronat, orizi dhe drithëra të tjera) me vetëm një porcion në dite.
Fokusohuni tek perimet dhe kufizoni frutat me shumë sheqer në pak vakte në ditë, duke i konsumuar si mesvakte. Ndërsa mbrëmjen zëvendësojeni me një supë perimesh të ngrohtë. Për drekë, sallata e zakonshme, madje provojeni dhe të ngrohtë, me perime në avull dhe konsumojeni të ngrohtë. Eleminoni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara, kanë shumë kalori dhe asnjë efekt ngopjeje.
Kujdes edhe me shtesat, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, duke e hedhur një herë në një lugë gjelle e më pas në pjatë, kujdes të mos përdorni asnjë lloj kripe, duke nisur që nga majonezi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko