-Jetë dhe Stil, Metro

“D&G” sjell në treg makaronat 110 dollarëshe

“Dolce Gabbana”  nuk di të ndalet. Marka prestigjioze e modës, mesa duket nuk dëshiron të limitohet vetëm në prodhimin e veshjeve apo aksesorëve të tjerë. Çfiti Stefano Gabbana-s dhe Domenico Dolce do të sjellin në treg edhe makarona.

Duke qënë një ushqim shumë i preferuar i italianëve, ata kanë vendosur që logon e tyre ta vendosin edhe në pakot e makaronave.

D&G”, e cila në bashkëpunim me prodhuesin e famshëm të makaronave, Di Martino, do të sjellin në treg një numër të limituar makaronash, me logon “D&G” në paketimin e tyre.

 

Ndryshe nga ç’jemi mësuar, këto makarona do të shiten për çmimin modest 110$, dhe rreth 5000 pako do të dalin në treg. Këtë çmim marramendës ua jep vetëm paketimi, sepse makaronat do të mbeten po të njëjtat.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko