-Kronikë

Detajet nga atentati në Vlorë, ja si nisi sherri

               Publikuar në : 13:21 - 16/05/18 |
E SH

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas plagosjes me armë zjarri të një të riu, paraditen e sotme në qytetin e Vlorë. Sipas bluve të qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në abmientet e një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 33-vjeçar i identifikuar si Roland Danaj, nga Llakatundi i Vlorës, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, dhe kanë nisur hetimet për plagosjen.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti që Danaj ka patur me një person tjetër.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe punonjësit e lokalit, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.

Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Pas