-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

DETAJET/ Atentat me armë zjarri në Kinostudio, del emri i të plagosurit

policiaaa

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur, sot, rreth orës 20:20 në Kinostudio, Tiranë.

Burime nga policia, kanë bërë me dije se dy shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin Eduard Duka, i cili është dërguar menjëherë drejt QSUT-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të njëjtat burime tregohet se ka qenë një makinë në levizje nga e cila u qëllua drejt një lokali në zonë, ku ishte i plagosuri.

Mësohet se Duka është qëlluar me armë zjarri të kalibrit të vogël.

Bëhet me dije se Duka rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe është ish-i dënuar në Itali.

Paraprakisht thuhet se atij i kanë bërë atentat. Rrethanat priten të sqarohen në vijim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko