-Kronikë

Detaje të reja nga masakra e Matit, 3 të vdekur dhe një i plagosur

               Publikuar në : 18:02 - 11/10/18 |
rel d

Ka shkuar në tre numri i personave që kanë ndërruar jetë nga sulmi me armë në fshatin Shëlli në Macukull të Matit.

Një debat për motive të dobëta përfundoi me tre të vrarë dhe një të plagosur në fshatin Shëlli në Macukull të Matit.

Viktimat, punëtorë që prej disa ditësh po hapnin rrugën mes Shëllisë dhe Shqefnit dy fshatra të thella të Macukullit.

Kujtim Koxha, banor i fshatit Shëlli, 51 vjeç që u kap nga policia duke ikur, debatoi me viktimat e me pas mori një armë kallashnikov dhe i qëlloi ndërsa po pushonin në kohën e drekës në një lokal në fshat.

Një nga viktimat, shtetasi Mentor Hoxha, humbi jetën direkt ndersa dy viktimat e tjera, Erzen Aliaj, 51-vjeç, baba i tre fëmijëve ka ndërruar jetë rrugës për në spital, kurse Hamit Buçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se i plagosuri sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësit e bashkisë Mat kishin shkuar për të hapur rrugën në fshat por janë konfliktuar me autorin e dyshuar Kujtim Koxha, i cili ka qëlluar me automatik.

Pas