-Kronikë, Aktualitet, Bota, Te Fundit

Detaje të reja/ Ekzekutimi i shqiptarit para vajzës në Gjermani

Policia gjermane ka gjetur ditën e sotme të braktisur motorin tip “Kawasaki” të atentatorëve të cilën vranë me 5 plumba një 46-vjeçar shqiptar në qytetin e Viselhëvedes.

Sipas mediave gjermane, rezulton se motori është blerë ditën e shtunë në Hanover. Policia ka identifikuar ish-pronarin, i cili do të merret në pyetje.

Blerja e motorit është bërë me faturë të rregullt çka do të identifikojë blerësit dhe autorët e krimit. Ndërkohë, emri i shqiptarit ende nuk është zbardhur nga mediat gjermane.

Ai qëllua me 5 plumba ditën e djeshme në shkollën fillore të së bijës. Sipas mediave gjermane, shqiptari kishte punuar si roje diskoteke në Shqipëri dhe pasi kishte rrahur fatalisht një person ishte vendosur në Gjermani ku kishte kërkuar azil se i kanosej jeta. Ai madje ka bërë edhe 1 vit burg në Shqipëri.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko