3, Kryesore

Detaje të reja/ Babai i 25 vjeçarit që humbi jetën u godit 10 herë me thikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën në darkë në Tiranë, ku një i ri, 25-vjeç, plagosi me thikë babanë e nënën, duke u hedhur më pas nga kati i 3-të i banesës, ku dhe humbi jetën.

Babai i të riut ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital. Mësohet se ka marrë 10 goditje me thikë nga i biri, i cili pas aktit ekstrem kundër prindërve është vetëhedhur nga ballkoni i banesës, duke gjetur vdekjen vetëm disa orë më vonë në spital.

E plagosur është edhe nëna e viktimës, e goditur gjithashtu me thikë.

OraNews shkruan se në kompjuterin e 25-vjeçarit, B.Skrapari është gjetur e hapur një faqe me “popagandë islamike”, duke shkaktuar konflikt të madh në familje, pasi prindërit nuk ishin dakord me faktin.

Ata janë përpjekur t’a largonin atë nga bindjet e tij, por e gjithë këmbëngulja e tyre përfundoi në një tragjedi.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko