1

Detaje të ngjarjes/ I riu shqiptar u gjet në rrugë i mbuluar me gjak

               Publikuar në : 08:53 - 05/12/18 |
ri.de.

Një 18-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri, gjatë natës në Kavala të Greqisë. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, por disa prej mediave greke shkruajnë se ai është futbollist i një ekipi lokal.

Policia bëri të ditur se viktima ka dy goditje më arme zjarri nga afër gjë që ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. Ne dorën e viktimës janë gjetur disa kartmonedha 50 euroshe. Një gjë e tille sipas policisë largon mundësinë e një grabitjeje dhe lë për të dyshuar se personi mund të kishte probleme te tjera me autorët.

Policia bëri të ditur se viktima nuk kishte patur asnjëherë probleme me ligjin. Policia ka bërë disa arrestime përreth zonës së vrasjes dhe prindërit e 18-vjeçarit janë paraqitur në polici për të dëshmuar.

Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore

*Pamje nga vendi i ngjarjes, disa minuta pas vrasjes, ku 18 vjecari dergjet në rrugë i mbuluar nga gjaku

Pas