Detaje shokuese: Ja çfarë kishte pirë agresori para sulmit në aeroportin e Francës – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota, Te Fundit

Detaje shokuese: Ja çfarë kishte pirë agresori para sulmit në aeroportin e Francës

Ben Belgacem

Analizat e toksikologjisë treguan se autori i incidentit në aeroportin francez të Orly kishte konsumuar alkool, kanabis dhe kokainë përpara se të sulmonte ushtaren e të qëllohej për vdekje nga kolegët e saj.

Episodi i së shtunës shkaktoi frikë e solli mbylljen e përkohshme të aeroportit të dytë më të madh të Parisit. Edhe pse hetimet për zbardhjen e motiveve të agresorit vazhdojnë, babai i tij këmbëngul se i biri nuk është ekstremist dhe se veprimet e tij ishin pasojë e pijes dhe drogës.  “Djali im nuk është terrorist.

Ai nuk është lutur kurrë, vetëm se konsumonte alkool”, është shprehur i tronditur burri.  39-vjeçari Ben Belgacem, i lindur në Francë nga prindër tunizianë, i mori armën një ushtareje në terminalin jugor të aeroportit, ndërsa e kërcënonte me një pistoletë në kokë.  Ai duket të ketë thënë se donte “të vdiste për Allahun”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko