-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Detaje/ Aksidenti në Kumanovë, Range Rover nuk drejtohej nga Ahmetaj

Pas dëshmisë së shoferit të autobusit që u përplas me automjetin Range Rover, opinion.al ka kontakuar me autoritetet policore në maqedoni dhe ma mësuar se fuoristrada nuk ka qenë duke u drejtuar nga ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj por nga një mik i tij. Drejtuesi i mjetit është edhe i plagosuri më rëndë në këtë aksident thanë burimet.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Tabanoc – Kumanovë ku fuoristrada ku udhëtonin 4 persona mes tyre dhe Ahmetaj është përplasur me një autobus që udhëtonte nga Zvicra në Maqedoni. Po kështu në aksident është përfshirë edhe një tjetër veturë. Dëmtime më të mëdha i ka patur fuoristrada ku ndodhej edhe ish-ministri me miqtë e tij që ktheheshin nga Rumania. Në spital janë paraqitur 18 persona, por shumica prej tyre kanë patur dëmtime të lehta dhe kanë lënë sot spitalin. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko