Travel

Destinacione si në ëndrra: Pesë vendet që sygjerojmë për ju

               Publikuar në : 00:33 - 18/01/18 |
Gerta

Mmë poshtë ju sjell këto destinacione, të cilat nëse i vizitoni, me të vërtetë se do t’jua bëjnë ëndrrat realitet:

Cala Macarelleta, Menorca, Spanjë
Në pjesën jug-perëndimore të Menorcës, ky destinacion është një përzierje e mahnitshme e ujit të kaltër me plazhe me rërë të bardhë. Uji është tejet i pastër, gjë që e bën atë vend të përsosur për të notuar me miqtë apo familjarët.

Abel Tasman, Zelandë e Re
Përderisa Zelanda e Re gjendet në anën e kundër të botës, posa të arrini atje, do të shihni vetëm magji në çdo vend!

Kjo pjesë e vogël e parajsës e quajtur Parku Nacional Abel Tasman, që gjendet afër Nelsonit në maje të Ishullit Jugor, i mbulon 231 kilometra katrorë të tokës ku mund të shkoni për ecje dhe të bëni kajaki në ujërat e pastër.

Exuma, Bahama
Asnjë vizitë në Bahama nuk është e kompletuar pa u ndalur në Exuma, ndryshe i njohur si plazhi i derrave. Distrikti i Exumas është arkipelag me 365 ishuj, dhe gjendet në jug të Nassaus – vetëm 40 minuta larg Floridës, SHBA.

Derrat e kanë ishullin e tyre dhe shpeshherë mund të gjenden duke notuar në ujërat e pastër.

Maldivet
Maldivet janë bërë destinacioni i preferuar i të porsamartuarve, ku thuajse çdo çift dëshiron ta kalojë muajin e mjaltit në këtë vend magjik.

Por çfarë i bën Maldivet kaq spektakulare janë ujërat të cilat i rrethojnë ishujt. Me lokacion në mesin e Oqeanit Indian, Maldivet përbëhen nga 26 atole dhe 1,000 ishuj koralë.

Liqenet Plitvice, Kroaci
Këto liqene të Kroacisë mund të vizitohen në çfarëdo periudhe të vitit – në verë për motin e ngrohtë, në vjeshtë për gjethet me ngjyrë piktoreske, në dimër për pemët e mbuluara me fjolla bore, dhe në pranverë për lulet e bukura.

Megjithatë, një gjë qëndron gjithmonë e njëjtë në këtë vend: uji kristal i pastër është prezent në cilindo periudhë të vitit./Telegrafi

Pas