Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i filozofisë së Sorosit në Shqipëri!

2017/02/28 at 1:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 10 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –

Në Dhjetor 1991, kur Xhorxh Soros vendosi të ngrejë fondacionin e tij në Tiranë, Shqipëria ishte vendi i fundit i Lindjes ku komunistët nuk kishin rënë ende nga qeverisja dhe ku opozita demokratike pritej të vinte shpejt në pushtet. Fondacionet e miliarderit amerikan qenë ngritur më herët në Budapest dhe në gjithë vendet e Lindjes. Në disa prej tyre, kur komunistët ishin ende në fuqi dhe sundonte sistemi një partiak. Shqipëria ishte në 1991 vendi i vetëm ku ai nuk kishte ende një strukturë të tillë.

I frymëzuar nga idetë e Karl Poperit, një ndër filozofët më të mëdhenj të shekullit të XX, Në konflikt me autoritarizmin e filozofisë marksiste, Soros besonte tek demokracia liberale dhe shoqëria e hapur. Ai i vuri fondacioneve të tij, këtë emërtim dhe i instruktoi ato që të punonin pikërisht në këtë drejtim. Pra në vendet e mbyllura dhe të ndrydhura ish komuniste, ku mendimi i lirë nuk ekzistonte dhe ndëshkohej, ai tentoi të frymëzonte një shoqëri të hapur, të mbështetur mbi mendimin e lirë dhe liberal. Ithtar i kësaj teorie, ai hyri thëllë në zhvillimet politike në ish Jugosllavi dhe në vendet e tjera. Ideja e fondacionit ishte të identifikonte personazhe dhe personalitete, kryesisht të rinj, të cilët të përbënin bazën e një të ardhmeje politike dhe shoqërore liberale në vendet ku ata militonin. Pra, që të evidentohej, zgjidhej, mbështetej dhe të konsolidohej ajo që konsiderohej si elita e ardhshme e këtyre vendeve. Por gjithnjë një elitë e mbështetur mbi teoritë dhe tezat e demokracisë liberale. Fondacioni do ta lehtësonte karrierën e këtyre njerëzve përmes financimit dhe lobimit politik për ta.

Historia e Fondacionit Soros në Shqipëri është më e komplikuar dhe specifike. Që kur Fron Nazi, një shqiptaro – Amerikan i rritur në Bronks dhe me origjinë nga Puka mbërriti në Tiranë në Dhjetor 1991 dhe deri më sot, Fondacioni ka pasur dy drejtime. I pari ka qenë ai i filozofisë politike të Fondacionit dhe i dyti ai administrativ dhe lidhej me projektet dhe përfituesit e tyre. Ne jemi duke ndërtuar një prej dosieve më të plota të veprimtarisë së tij që do publikohet këtë fundjavë. Aktiviteti administrativ ka pak rëndësi, ndërsa ai politik ka qenë më evident. Prej 1992 – 1996 Fondacioni u orientua tek opozita liberale e Sali Berishës, kryesisht bashkëthemelues të PD, që tentonin të mbanin një distancë edhe me ish komunistët. Pas vitit 1996 ai u lidh më fort me të majtën dhe në 20 e ca vjet personalitetet e së djathtës të mbështetur nga Fondacioni janë aq të rrallë sa mund ti numërosh me gisht në raport me mbështetjen që ka pasur e majta. Përfshi këtu mbështetjen personale të Ramës, i cili ishte njohur me Sorosin në vitin 1993 në Budapest në rrethana shumë interesante.

Por pavarësisht të majtës apo të djathtës; pavarësisht shqiptarizimit tipik të tezave të Sorosit; pavarësisht katandisjes së ideve të tij në mbështetje tribale dhe ideologjike, besohej se fondacioni kishte përkrahur jo pak personazhe që kishin përqafuar filozofinë e shoqërisë së hapur dhe të liberalizmit. Pra thënë ndryshe, besohej se pas 26 vitesh kishte krijuar një elitë të formuar sipas ideve të Poperit dhe filozofisë së tij që Fondacioni e mbështeti rregullisht. Fatkeqësisht zhvillimet e fundit treguan që jo vetëm kjo s’ka ndodhur, por tezat dhe filozofia e Sorosit paska qenë një dështim total në Shqipëri. Për rreth 2 javë Opinion po tenton të organizojë një emision për rolin dhe aktivitetin e Sorosit në Shqipëri. Bëhet fjalë jo për atë administativ, por për filozofinë e tij të shoqërisë së hapur. Për fatin e keq, nëse paneli i kontestueve është krijuar shumë lehtë, ai i mbështetësve të Fondacionit duket i pamundur. Lista e gjatë e intelektualëve dhe personaliteteve të mbështetura prej tij, edhe financiarisht edhe politikisht, është reduktuar në pak, shumë pak emra, aq sa nuk bëjnë dot një panel të plotë për t’u përballur me kontestuesit. Përtej justifikimeve të gjithësecilit për të mos qenë në studio, duket qartë që kjo filozofi ka qenë dështim në Shqipëri. Nëse kudo në Europë ka pasur mbështetës të Sorosit që mbi bazën e parimeve të shoqërisë së hapur janë përballur me kritikat ndaj tij; që kanë debatuar ose shprehur opinione për këtë, në Shqipëri kanë heshur të gjithë. Me përjashtim të një shkrimi të Andi Bushatit që kurrë s’ka pasur ndonjë lidhje me Fondacionin, të gjithë kanë heshtur. Ose i janë shmangur debatit. Mungesa e njerëzve që mbrojnë filozofinë për të cilën Soros ka investuar thuajse 150 milion dollarë në Shqipëri është edhe dështimi i gjithë investimit që Soros ka bërë në këtë shoqëri. Ose që me gjasë e ka bërë gabim…

Blendi Fevziu


Etiketa: demokracia liberaleFondacioni Soros ne ShqiperiShoqeria e hapurSOROSsoros ne Shqiperi


Ju sugjerojmë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Para
Foto/ Aktorja e dashur nga të gjithë shtatzënë, ja si u “zbulua”

Foto/ Aktorja e dashur nga të gjithë shtatzënë, ja si u “zbulua”

Trump nuk tërhiqet: “Muri me Meksikën do të fillojë së shpejti”

Trump akuzon: Protestat po orkestrohen nga Obama

Korçë/ Krimi në familje, burri vrau gruan dhe veten në sy të fëmijëve

Grabitet kambisti në Korçë
















TE FUNDIT

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
5 Shkurt, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se "udhëzimi për ndalimin...

Lexo më shumë

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
5 Shkurt, 2026

Stuhia e Epstein mund të rrëzojë një lider botëror, por nuk bëhet fjalë për Trump Kryeministri britanik Keir Starmer po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com