-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Dëshmitarja e Jehovait tenton vetëvrasjen, babai akuzon aktivistët e Kishës

Një 24-vjeçare, aktiviste e Jehovait në një kishë në Durrës, ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e dorës së majtë. Ka qenë babai i të resë me iniciale Sh. H., shtetasi me iniciale A.D. 46 vjeç, që ka gjetur vajzën në tentativë për të vrarë veten dhe menjëherë ngjarjen e ka denoncuar në polici.

Ai madje ka paditur edhe dy misionare në këtë kishë, shtetaset M.M. dhe C.H., të dyja 20 vjeçe.

Policia nuk jep më shumë detaje rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje, por dyshohet se dy 20-vjeçaret mund të kenë lidhje të forta në tentativën për vetëvrasje të 24-vjeçares. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se në telefonin e vajzës së re janë gjetur disa mesazhe të çuditshme të dërguara nga misionaret e tjera.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.M, C.H, vjeç 20 e 20, misionare në një kishë, pasi dyshohet se shtetasi A.D vjeç 46, banues në Durrës, kallëzon se, vajza e tij, aktiviste ne këtë kishe, shtetasja SH.H, vjeç 24, ka tentuar të presë damarët  e dorës së majtë. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko