-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Dëshmitarja e Jehovait tenton të pres damarët, babai kallzon në polici dy misionare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 24 vjeçare tentoi ti jepte fund jetës duke prerë damarët. Fatmirësisht ajo u zbulua në kohë nga babai i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionare të Kishës së Jehovait në Durrës. Sipas A.D, 46 vjeç, vajza e tij Sh.D, 24 vjeç kishte njohur përpara dy muajsh misionaret në fjalë.

“Vajza ime i ka takuar këto misionaret në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë.

Gjithashtu ai pretendon se misionaret e lartpërmendura i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme.

46-vjeçari ka thënë se shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativën për vetëvrasje janë shtetaset M.M, C.H,  që të dyja nga 20 vjeçe.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara nga dy vajzat e lartpërmendura. Në njërin prej tyre, misionaret i kishin shkruar se ajo është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë 46-vjeçari.

 

Nisur nga këto fakte, babai po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë duke prerë damarët e dorës së majtë. Fatmirësisht ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj.  I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko