-U tha në Opinion

‘Dëshmitari X’/ Gazmend Bardhi tregon si u intervistua dëshmitari dhe kërcënimet ndaj tij

               Publikuar në : 21:33 - 17/05/18 |
rel d

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, ka treguar mënyrën e intervistimit të Dëshmitarit X, i quajtur Albert Veliu.

Bardhi deklaroi për emisionin “Opinion”, se intervista e Veliut është kryer vetëm pak orë përpara se Policia e Shtetit t’a arrestonte.

Zyrtari i PD-së, tha se personi në fjalë dëshmoi atë që ka ndodhur në materialin audio.

Ai tregoi se njerëz të krimit dhe struktura të Policisë së Shtetit, kanë kërcënuar atë dhe familjarë të tij.

Bardhi tha se ata kanë kontaktuar familjarët dhe kanë kërkuar t’a identifikojnë, duke i kërkuar ati të mos dëshmojë në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje se kush e ka bërë presionin ndaj tij, po kryhen identifikimet”,- tha ai.

Më tej, Bardhi shtoi se dy persona kishin dijeni në lidhje me bisedën që është bërë, njëri është vëllai i ministrit dhe tjetri është personi që foli sot.

Bardhi: Ai është shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Ai ka bërë një dëshmi ditën e sotme, pasi është thirrur nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Vëllai i ministrit të Brendshëm, nuk është thirrur në lidhje me krimin e kryer, ndërsa është thirrur personi që nuk ka kryer asnjë krim.

Kryeministri nuk ka deklaruar se cilën agjensi ka marrë për të verifikuar audio-përgjimin, si dhe nuk ka deklaruar për mënyrën e kryerjes së hetimit.

 

Pas