Aktualitet

Dëshmitari flet publikisht: Jam Albert Veliu. Kemi punuar bashkë me drogë me Agron Xhafën, por ai më ktheu shpinën

               Publikuar në : 14:43 - 17/05/18 |
ri.de.

Ka dalë publikisht sot ai që në audiopërgjimin e Agron Xhafës shënohet dëshmitari X.
Dëshmitari X është Albert Veliu, 51 vjeç. Ai ka dhënë një interviste që u transmetua nga selia e PD, duke zbërthyer gjithë historinë; njohjen me vëllanë e ministrit Agron Xhafaj, mënyrën se si kanë transportuar drogë në Itali dhe pse tani ka vendosur ta denoncojë.

“Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në vitin 2 000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali”.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, plotë 12 kg. “U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse Agroni gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Një paketë cigare s’më solli në burg. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri në 2016, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç.

Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.

Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë. E dija që punon e bën, është korrekt, e saktë, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake.

E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë. Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.

Me drejtorin e policisë Vlorës bëhej shumë, me Shefin e Kufirit ca të them… punët e tyre.

Unë do çoja një 100 kg, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin.

Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë.

Edhe sot i kishte shkuar djalit te puna Shefi i Krimeve, Alketi, i kishte thënë dua ta takojmë, pasi do e marrim në mbrojtje. Unë jam njeri i drejtë, për çfarë duhet të më mbrojë? Agroni është i vetëdijshëm për përgjimin, ai ka bizneset e tij.

Pas