-Shëndeti

Dëshironi të mbani mend ëndrrat? Ju duhet vetëm kjo vitaminë

Shkencëtarët kanë zbuluar se një vitaminë e gjenur te bananet, avokadot, dhe peshku ton mund t’iu ndihmojë të mbani mend ëndrrat. Bëhet fjalë për vitaminën B6, e cila rezulton të jetë një suplement fantastik për memorien. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët kanë realizuar një eksperiment.

Ata u kanë dhënë një grupi njerëzit 240gr vitaminë B6, sasi kjo e gjendur në 558 banane, për së paku 5 netë rrjesht, e ndërsa disa të tjerëve pilula placebo. Pas këtij eksperimenti u zbulua se personat që kishin marrë këtë vitaminë i kujtonin ëndrrat 65% më mirë, kishin fjetur më rehat dhe ëndrrat ishin më reale.

E kundërta kishte ndodhur me pjesëmarrësit e tjerë, të cilët nuk shfaqën asnjë lloj përmirësimi.

Opinion.al

Burimi: The Independent

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko