-Jetë dhe Stil

Dëshira seksuale tek femrat dhe meshkujt

Në mbrëmje ju doni të përqafoheni dhe ai të ulet në prehrin tuaj, ndërkohë në mëngjes ju përtoni, edhe pse ai është i gatshëm për një performancë të shkëlqyer mes çarçafëve. Të gjeni një rrugë të mesme është e mundur, ja se si.

Është më se e kuptueshme: burrat dhe gratë nuk kanë të njëjtat dëshira dhe as të njëjtën kohë. Bukuria e diversitetit? Ndoshta. Sepse kur dallimet çojnë në keqkuptim, gjetja e vetes së vetmuar në shtrat është një moment i sikletshëm. Dhe me kalimin e kohës, dëshira zhduket në mënyrë të pashmangshme, duke na bërë të largohemi nga partneri ynë dhe të minojmë marrëdhënien në çift. Para se të nxitojmë për ta shmangur këtë gjë, më mirë le të përpiqemi të rregullojmë dhe mbrojmë marrëdhënien dhe intimitetin tonë. Dëshira seksuale është një alkimi e jashtëzakonshme, rezultat i faktorëve të ndryshëm fizikë dhe psikologjikë, të cilët kanë të bëjnë me stilin e jetës, arsimin dhe ndjenjat, shkruan gazeta shqip.com

Burrat dhe gratë kanë dëshira shumë të ndryshme, por për këtë arsye arritja e një marrëveshjeje është një përvojë e dobishme, edhe pse jo gjithmonë e menjëhershme. Nga ana tjetër, dëshira është motori i seksualitetit, deri në atë pikë, saqë kur flasim për “rënien e dëshirës”, kjo gjë vihet re në çift dhe të dyja palët mundohen të ecin përpara.

Pa dëshirë seksuale, në fakt, marrëdhënia rrezikon të shndërrohet shumë shpejt në miqësi. Dhe sigurisht nuk është ajo që duam.

Gjeni dallimet: Ju mendoni që i gjeni lehtë. Në fakt, në disa mënyra është vërtet e qartë. Sidoqoftë, për ndonjë arsye, ne nuk ecim me idenë se dëshira e mashkullit është kaq e lirë nga konturet afektive, por më shumë është një shtysë, një nevojë, ndërsa femra ka nevojë për një “ndihmë”, e cila nxitet nga eksitimi apo nga situatat pikante që kaloni së bashku. E pra, duhet të jemi të vetëdijshëm se ai që ndez dëshirën seksuale është testosteroni, një hormon që prodhohet nga testikujt te meshkujt dhe vezoret te femrat. Edhe pse femrat kanë më pak testosteron se meshkujt, kjo nuk të thotë që kanë një dëshirë seksuale më të ulët. Le të kujtojmë se trupi i femrës është shumë më i ndjeshëm ndaj testosteronit se trupi i mashkullit dhe për këtë arsye dallimi kompensohet lehtë. Mënyra të ndryshme dhe qëllime të përbashkëta. Mund t’ia dalim!

Gjithçka, faj i hormoneve! Kush prej nesh nuk ka përjetuar ditë të pashpjegueshme dhe nga ana tjetër ditë të jashtëzakonshme po ndonjë arsye të veçantë? Gjithë kjo ka të bëjë me ndryshimet hormonale. Gjatë ciklit menstrual, këto ndryshime ndikojnë ndjeshëm intensitetin e dëshirës femërore që, në ditët para ovulacionit, regjistron një kulm për shkak të rritjes së estrogjenit. Kjo është arsyeja pse nganjëherë performancat tona midis çarçafëve janë të paharrueshme dhe nganjëherë gjëja e fundit që duam është të ndihemi të shtrënguara në krahët e partnerit tonë. Oh mirë, është e vërtetë se seksi i butë mund të pretendojë, por sugjerimi është që të liroheni. Shpesh është vetëm çështje e zgjatjes së fazës përgatitore: puthjet, përkëdheljet dhe masazhet janë të shkëlqyera për trajtimin e rënies hormonale dhe ndezjen e dëshirës. Kështu që të dashur zotërinj, duhet ta lexoni me kujdes këtë.

Çështje hëne: Jo vetëm ndryshimet hormonale mujore, por kjo ndodh edhe prodhimit të testosteronit gjatë natës! Të gjithë e dimë mirë: djemtë duan të bëjnë seks në mëngjes, ndërkohë që ne, nga ana tjetër, e vetmja gjë që ëndërrojmë, për të qenë të shëndetshme dhe të sigurta në fundjavë, është një filxhan kafe me avull. Për fat të keq, nuk është rastësi: shkalla e testosteronit te burrat në orët e para të mëngjesit rritet me 30%. Pra, ndërsa zotërinjtë janë në kulm të fuqisë, ne zonjave na mungon relaksimi i domosdoshëm dhe nuk duhet ta përziejmë trurin me çmenduri. Për ne, koha më e mirë është në mbrëmje kur, pasi kemi vënë lavatriçen dhe kemi bërë rrobat gati për ditën tjetër, si dhe pasi kemi vendosur fëmijët në gjumë. Natën e mirë dhe ëndrra të bukura.

Nëse ndryshojmë bioritmet: Jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë ndërrimit të stinëve, kemi nivele të ndryshme të dëshirës. Zonjat priren të ndjehen më të ngazëllyera me ardhjen e pranverës, ndërsa kavalierët zgjohen më vonë, në fillim të verës. Nuk dëshpërohemi, pasi është çështje muajsh…

Më trego për veten: Kur partnerit i mungon dëshira, ne ndjehemi të refuzuar dhe të padëshiruar. Por, për të shmangur këtë, mjafton të përpiqemi të komunikojmë gjithmonë si dhe të përballemi me njëri-tjetrin pa frikë apo siklet. T’i hapemi tjetrit pa frikë do të na ndihmojë të gjejmë intimitetin e duhur për të rifilluar marrëdhëniet, duke rindezur dëshirën. Dashuria është çështje fazash, nuk duhet ta harrojmë. Dhe pas ngjitjes, ka gjithmonë zbritje…

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko