-Kulturë

Dërgohet me urgjencë në spital këngëtarja e njohur shqiptare

               Publikuar në : 23:25 - 10/07/18 |
E SH

Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ekipe të ambulancës janë parë tek banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sipas të cilit, ikonës së muzikës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është dërguar në Radiologji.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Drejtori i Klinikës Emergjente Dr.Lenjani ka konfirmuar që Nexhmija është jashtë rrezikut për jetën.

Pas