-Politikë, Kryesore

Deputetja rrëfen vdekjen e djalit

Deputetja e Partisë Socialiste për Lushnjën Tatjana Piro, ra në sy gjatë seancës së parë të mbajtur në Kuvend, për shkak të veshjes së saj me të zeza.

Ajo ka ka folur pasditen e sotme te ‘Rudina’ në emisionin Klan për dhimbjen e madhe shpirtërore që ka përjetuar me vdekjen e djalit dhe të vëllait në një aksident tragjik.

Një ngjarje tepër e rëndë për një grua, të humbasë në të njëjtën ditë dy persona të rëndësishëm, djalin dhe vëllain, por deputetja Piro siç duket ka arritur t’ia dalë mbanë të mposhtë dhimbjen.

Deputetja rrëfen se ishte nata e vitit të ri 2015-2016 , teksa po bënte gati pakot e festës së Vitit të Ri, ku mori mesazhin e humbjes së jetës së djalit dhe të vëllait.

Ajo thotë se ende jeton dhe Toni , djali i saj i ndjerë dhe i vëllai janë kthyer engjëllit e saj mbrojtës.

’Unë nuk e mendoj këtë, merrem me punë, kam një familje për të ngushëlluar, një familje për të uruar’’-thotë ajo.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko